Ngjarje e rëndë në Gjirokastër, adoleshenti në pranga në Kakavijë

Më datë:

Është vënë në pranga në Kakavijë 17-vjeçari i cili u arratis drejt Greqisë pasi abuzoi seksualisht me një 10-vjeçar në Gjirokastër ditën e djeshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër: -ndaluan një 17-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ky shtetas në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kakavijë, në hyrje të RSh-së;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin O. C., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se, nën efektin e alkoolit, ka thyer xhamin e një lokali të marr me qira, nga vëllai i tij, shtetasi E. C..

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. M., 20 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në vendin e quajtur “NSHN”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen K. G., 21 vjeçe, banuese në Gjirokastër. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 21-vjeçaria.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PS në Njësinë 12: Rama për BE-në: Porta e hapur do mbyllet vetëm kur të hyjmë brenda

https://www.youtube.com/live/G67P3EOMCvM?si=-mH6iP9WylSqX4XL Kryeministri Edi Rama, mbajti fjalën e tij në Asamblenë...

“Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë

“Është më mirë të jesh i përgatitur sesa të...

Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!

Mes konfliktit në Iran dhe krizës së energjisë që...

Goditje në Elbasan: dy arrestime për trafik droge, sekuestrim i lëndëve narkotike dhe mjeteve

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 persona...