Takimi i G7 për konflikte globale, Kallas: Rusia ndihmon Iranin ndaj SHBA-së

Më datë:

Në një periudhë lufte dhe krize ekonomike, ministrat e Jashtëm të G7-ës po zhvillojnë një samit në Francë, me qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me SHBA.

Në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga nisja e luftës, iu është bashkuar edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubbio.

Një nga objektivat e Francës, e cila mban presidencën e radhës të G7 këtë vit, është “të adresojë çekuilibrat e mëdha globale”, u shpreh Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot.

Ndër të tjera, Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka deklaruar se Rusia po e ndihmon Iranin me inteligjencë dhe me dronë për të sulmuar vendet fqinje.

“Shohim që Rusia po e ndihmon Iranin me inteligjencë për të shënjestruar amerikanët, për të vrarë amerikanë. Rusia po e mbështet Iranin tani edhe me dronë, në mënyrë që ata të mund të sulmojnë vendet fqinje dhe gjithashtu bazat ushtarake amerikane. Pra, këto luftëra janë shumë të ndërlidhura. Nëse Amerika dëshiron që lufta në Lindjen e Mesme të ndalet, ata duhet të ushtrojnë presion mbi Rusinë në mënyrë që ajo të mos jetë në gjendje t’i ndihmojë”, tha Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme të BE-së.

Kjo deklaratë vjen pasi një zyrtar rajonal pranë Teheranit deklaroi për Reuters se Rusia i ka siguruar imazhe satelitore Iranit dhe gjithashtu e ka ndihmuar të përmirësojë dronët e tij, megjithatë Moska e ka hedhur poshtë këtë akuzë nga vendet perëndimore.

Sa i përket këtyre deklaratave, edhe ministrja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, shprehu shqetësim për lidhjet midis Rusisë dhe Iranit.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për lidhjet midis Rusisë dhe Iranit që kanë ekzistuar prej kohësh në aspektin e aftësive të përbashkëta. Por kemi parë gjithashtu mbështetje nga Rusia për Iranin edhe në konfliktin e Lindjes së Mesme. Dhe kjo është arsyeja pse mendoj se si vende të G7, kemi një interes të përbashkët për të diskutuar se si duhet ta mbrojmë ekonominë tonë globale”, tha ministrja e Jashtme britanike, Yvette Cooper.

Që me nisjen e luftës më 28 shkurt, vendet evropiane kanë dënuar sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit dhe kanë bërë thirrje që çështja të zgjidhet përmes rrugëve diplomatike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ngushtica e Hormuzit e mbyllur nga Garda Revolucionare, tensionet ndërkombëtare rriten

Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit...

Makarona të Pjekura me Pulë, Presh dhe Brokoli

Makaronat e përgatitura në këtë mënyrë janë një nga...

Importuesit shkresa qeverisë: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës, çmimet nën kosto

Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm...

Balluku tenton arratisjen me pasaporta të huaja, Berisha bën denoncimin e fortë

https://www.youtube.com/live/2GFYft9_k04?si=WhzcmRsH6bTYLbZ4&t=677 Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë sot një...