Ngërçi politik në Kosovë, PDK sërish në protestë: “Të konstituohet Kuvendi”

Më datë:

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka zhvilluar sërish protestën e saj para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të shkojë në Kuvend dhe të vijojë procesi i konstituimit të institucioneve.

Këtë herë, përfaqësuesit e PDK-së janë mbështetur nga asamblistë, drejtorë dhe aktivistë të komunës së Mitrovicës. Në tubim janë parë gjithashtu edhe deputetë të Aleancës.

Deputetët e PDK-së prej disa ditësh po qëndrojnë për disa orë para hyrjes së objektit të Qeverisë, në shenjë kundërshtimi ndaj vazhdimit të ushtrimit të detyrës nga Kurti në këtë formë.

PDK kërkon që institucionet e Kosovës të funksionalizohen dhe procesi parlamentar të vijojë, duke e cilësuar situatën aktuale si një ngërç institucional që duhet të marrë fund.

Protestat para Qeverisë pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa përplasja politike mes PDK-së dhe Vetëvendosjes lidhur me funksionimin e institucioneve mbetet e hapur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama rikthen mbledhjet pas takimit në Pogradec, të premten thërret ministrat dhe drejtuesit në qarqe

Kryeministri Edi Rama mbledh ditën e premte ministrat e...

Protestë në Kukës, banorët: Mungesa e ujit vaditës po dëmton të mbjellat dhe ekonominë

Ditën e sotme, banorët e Shtiqënit dhe Nangës kanë...

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 35-vjeçari në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar një 35-vjeçar të shpallur...

Tentoi të shiste pistoletën në Tiranë, 26-vjeçari nga Kruja pranga nga policia

Një tentativë për shitjen e një arme zjarri është...