Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 35-vjeçari në Berat

Më datë:

Policia e Beratit ka arrestuar një 35-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

Blutë bëjnë me dije se ndaj të riut të identifikuar me inicialet B. Ç., banues në Durrës, gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ky shtetas dyshohet se, më datë 15.12.2025, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F. K., i cili ndodhej në një lokal në lagjen nr. 9, Durrës. Si pasojë, shtetasi F. K. është dëmtuar lehtë.

35-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Durrës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Korça ka dështuar me shërbimet”, Maliqi kundërshton bashkimin me Bashkinë Korçë

Banorët e Maliqit kanë protestuar për herë të dytë...

“Radha e Ramës”, Shehaj për arrestimin e Agasit: E kishte krah të djathtë dhe e mbrojti

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar lidhur...

Nuk e patë eklipsin? Ja pse i vitit 2027 është “ai që nuk duhet humbur”

Një nga eklipset diellore më spektakolare të dekadës do...

Supë me thjerrëza të kuqe

Kjo është një nga supat më të përdorura në...