Protestë në Kukës, banorët: Mungesa e ujit vaditës po dëmton të mbjellat dhe ekonominë

Më datë:

Ditën e sotme, banorët e Shtiqënit dhe Nangës kanë dalë në protestë para Bashkisë Kukës. Ata kërkojnë ndërhyrje për mungesën e ujit vaditës në tokat bujqësore që furnizohen nga Kanali i Shtiqënit.

Sipas tyre, prej disa ditësh uji nuk po mbërrin në tokat bujqësore, duke vënë në rrezik prodhimet e sezonit.

Banorët pretendojnë se një pjesë e burimeve ujore po shfrytëzohet për prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet, ndërsa vaditja e tokave po mbetet pa zgjidhje.

Ata i referohen marrëveshjes sipas së cilës, nga 15 maji deri më 15 shtator, duhet të garantohet furnizimi me ujë për vaditjen.

Banorët shprehen se situata është veçanërisht shqetësuese për familjet që sigurojnë të ardhurat nga bujqësia, pasi mungesa e ujit mund të dëmtojë të mbjellat dhe të sjellë humbje ekonomike.

Përballë shqetësimit të tyre, Kryetari i Bashkisë Kukës, Albert Halilaj, zhvilloi një takim me banorët. Sipas tyre, gjatë takimit u diskutua për gjetjen e një zgjidhjeje konkrete dhe u ra dakord që më 3 shtator të zhvillohet një takim në fshatin Shtiqën.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë edhe institucionet përgjegjëse për administrimin dhe menaxhimin e burimeve ujore, me synimin për të zgjidhur problemin e furnizimit me ujë vaditës.

Kanali i Shtiqënit shërben për vaditjen e rreth 820 hektarëve tokë bujqësore. Aktualisht, rreth 120 hektarë janë të mbjella me misër, jonxhë dhe grurë, duke e bërë furnizimin me ujë një çështje të rëndësishme për fermerët e zonës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Korça ka dështuar me shërbimet”, Maliqi kundërshton bashkimin me Bashkinë Korçë

Banorët e Maliqit kanë protestuar për herë të dytë...

“Radha e Ramës”, Shehaj për arrestimin e Agasit: E kishte krah të djathtë dhe e mbrojti

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar lidhur...

Nuk e patë eklipsin? Ja pse i vitit 2027 është “ai që nuk duhet humbur”

Një nga eklipset diellore më spektakolare të dekadës do...

Supë me thjerrëza të kuqe

Kjo është një nga supat më të përdorura në...