Kërcënoi publikisht gjykatën, “burg pa afat” për Gjovalin Shkambin

Më datë:

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” për Gjovalin Shkambin, xhaxhanë e autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, Elvis Shkambi.

Gjovalin Shkambi, në një prononcim për mediat, deklaroi se “ai gjyqtar që do ta dënojë nipin e tij, do të ketë fatin e Astrit Kalasë”.

Menjëherë, ai u shoqërua nga policia, në lidhje me kërcënimin që bëri.

Gjatë ditës së sotme, me anë të një komunikimi për mediat, familja e Gjovalin Shkambit kërkoi ndjesë për fjalët e tij, duke u shprehur se ai kishte folur në moment gjaknxehtësie.

Kujtojmë se Elvis Shkambi vrau në sallën e gjyqit gjyqtarin Astrit Kalaja, ngjarje që tronditi opinionin publik.

Elvis Shkambi, një tjetër xhaxha i tij dhe roja i sigurisë, që lejoi autorin të hyjë në sallë i armatosur, janë lënë në burg.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Incidenti në Zvërnec, Rama: Edhe unë do revoltohesha, do bëja më keq se ju

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka dalë këtë të...

Zgjedhjet në Kolumbi: E djathta ekstreme në avantazh surprizë, Cepeda nuk e njeh rezultatin

Kandidati i së djathtës ekstreme, avokati Abelardo de la...

Pas dhunës ndaj protestuesit në Zvërnec, 2 kompanive të sigurisë u hiqet licenca

Pak ditë pas incidentit të regjistruar në Zvërnec, iu...

Kuvendi në seancë plenare: në rend dite miratimi i komisioneve parlamentare

Kuvendi do të zhvillojë sot në orën 17:00 seancën...