Bojkoti i seancave pas vrasjes së gjyqtarit, shtyhen gjyqet për Veliajn dhe Metën

Më datë:

Sot  ishte parashikuar të mbahej seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për kryebashkiakun Erion Veliaj, por ajo nuk u zhvillua.

Raportohet se gjykata ka caktuar seancën e radhës më 21 tetor 2025, po në orën 09:00. Shtyrja e seancës u bë pas kërkesës së disa mbrojtësve të të pandehurve, të cilët kërkuan më shumë kohë për përgatitje.

Ky vendim lidhet me bojkotin e ndërmarrë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, një situatë që ka trazuar komunitetin e profesionistëve të drejtësisë dhe ka shkaktuar pezullime në disa procedura gjyqësore.

Kujtojmë se Erion Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit të këtij viti, i akuzuar për shkelje të ligjit në ushtrimin e detyrës publike dhe përfshirje në veprime korruptive gjatë kohës si kryebashkiak.

Ndërkaq, Gjykata e Lartë ka vendosur të shtyjë shqyrtimin e rekursit të ish-presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë, duke caktuar datën 16 tetor.

Seanca në dhomë këshillimi, që ishte planifikuar të zhvillohej dje, në orën 10:00, u shty për javën tjetër, për shkak të mbledhjes së gjyqtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shpërthim katastrofik në Myanmar, të paktën 46 të vdekur

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një fshat në...

Incidenti në Zvërnec, Rama: Edhe unë do revoltohesha, do bëja më keq se ju

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka dalë këtë të...

Zgjedhjet në Kolumbi: E djathta ekstreme në avantazh surprizë, Cepeda nuk e njeh rezultatin

Kandidati i së djathtës ekstreme, avokati Abelardo de la...

Pas dhunës ndaj protestuesit në Zvërnec, 2 kompanive të sigurisë u hiqet licenca

Pak ditë pas incidentit të regjistruar në Zvërnec, iu...