Dënimi për inceneratorin e Tiranës/ Më 23 Korrik, Apeli i GJKKO jep vendimin për Alqi Bllakon

Më datë:

Dy orë ka zgjatur seanca në Apelin e Posaçëm të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të ish-deputetit socialist Alqi Bllako, i cili ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë për dënimin e tij me 4 vite burg lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm avokatët e Bllakos, si dhe vetë ky i fundit, i cili kërkoi pafajësi me argumentin se posti i tij nuk futet tek zyrtarët e lartë dhe nuk mund të ngrihet akuzë si një i tillë.

Por, organi i akuzës i kërkoi Shkallës së Dytë të gjyqësorit që të qëndrojë në fuqi vendimi i GJKKO, sepse Alqi Bllako është funksionar i lartë, ndërsa në postin si Sekretar i Përgjithshëm vetëm ka përcjellë shkresa.

Pasi togat e zeza dëgjuan pretendimet e prokurorëve dhe kërkesën e avokatëve të Bllakos, caktuan datën 23 korrik për të shpallur vendimin për ish-deputetin socialist.

Bllako u dënua me 4 vite burg nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion në 11 mars të këtij, dënim i cili zbriti në 2 vite e 8 muaj për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, pasi u gjet fajtor për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv” në dy raste.

Alqi Bllako është dënuar më herët me vendim të formës së prerë edhe për inceneratorin e Elbasanit me 2 vite e 8 muaj burg, ndërsa për inceneratorin e Fierit çështja është rikthyer pëe rigjykim nga Apeli në Shkallë të Parë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha rikonfirmohet në krye të PD me mbi 37 mijë vota pro

ali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike...

Rudin Hylviu zgjidhet kryetar i PD-së në Kavajë, Qosja: Fillon puna për zgjedhjet e ardhshme

Dega e Partisë Demokratike në Kavajë ka përfunduar procesin...

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...