Presidenti i Emirateve të Bashkuara uron Ramën: I bindur se mund të zgjerojmë bashkëpunimin

Më datë:

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Ai shprehet pozitiv për bashkëpunimin e Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara dhe beson se do të ketë një zhvillim të mëtejshëm të saj.

“Urime të sinqerta Kryeministrit Edi Rama për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Lidhjet midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe #Shqipërisë kanë parë një rritje të fortë vitet e fundit dhe jam i bindur se së bashku mund të vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin dhe të promovojmë zhvillimin e mëtejshëm në të mirë të kombeve dhe popujve tanë”, shprehet Presidenti i Emirateve të Bashkuara.

Kujtojmë se në vitin 2023, Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara kanë nënshkruar marrëveshjen strategjike për mbrotjen e përbashkët kibernetike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...