19.5 C
Tirana

Viktor Orban uron Ramën: Fitore bindëse, mezi pres të të shoh në Samitin në Tiranë

Më datë:

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka uruar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve parlamentare në vend, nga të cilat rezulton se Partia Socialiste ka fituar mandatin e 4-të qeverisës.

Përmes një postimi në platformën “X”, Orban shkruan se fitorja e Ramës ishte bindese, e se mezi pret për ta takuar në Samitin Evropian të së premtes në Tiranë, të cilin ai e quan si historik.

“Urime Kryeministrit @ediramaal për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. I dashur Edi, mezi pres të të shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së”, shkruan Orban.

Kryesocialisti e përshëndeti urimin e Orban, duke u shprehur se pret me padurim vijimin e bashkëpunimit Shqipëri-Hungari.

“Faleminderit me gjithë zemër, i dashur Viktor. Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë së bashku në interesin më të mirë të vendeve tona të bukura, si dhe për integrimin e plotë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE – një kauzë që ju e keni mbështetur prej kohësh. Dhe po, mezi pres t’ju mirëpres në Tiranë për Samitin e EPC-së, pas takimit fantastik që patëm të gjithë së bashku në Budapest vetëm gjysmë viti më parë – ku ju e vendosët standardin shumë lart, miku im”, shkruan Rama në “X”.

Kujtojmë se Orban ka qenë mbështetes i Ramës dhe idealeve të tij, teksa ka shprehur suport për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deklaratat e politikaneve ndaj drejtësisë, Kushtetuesja: E papranueshme të vihet në dyshim autoriteti i saj

Gjykata Kushtetuese, ka dalë me një deklaratë publike, pas...

Katër vatra të murtajës në Shqipëri

Katër vatra të murtajës raportohen nga Ministria e Bujqësisë...

ZRRE zgjat afatin e KEK-ut si Furnizues i Mundësisë së Fundit për bizneset

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ia...

Dhjetëra palestinezë të vrarë teksa përpiqeshin të merrnin ndihma në Gaza

Dhjetëra persona janë vrarë teksa po përpiqeshin të merrnin...