Ursula von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt BE

Më datë:

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka uruar kryeministri Edi Rama për fitoren e tij në këto zgjedhje parlamentare.

Përmes një postimi në platformën “X”, von der Leyen shkruan se Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt unionit evropian nën udhëheqjen socialiste. Sakaq, ajo shkruan se mezi pret që të takohet nesër me kryeminstrin në kuadër të Samitit Politik Evropian që do të mbahet ditën e premte.

“I dashur @ediramaal, urime për fitoren tuaj zgjedhore! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat e BE-së. Shqipëria i përket BE-së! Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë”, shkruan ajo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...