Aksioni policor në Kaçanik, arrestohen 7 persona për vrasjen e policit Muhamed Lika

Më datë:

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka realizuar një operacion të gjerë mëngjesin e kësaj të hëne, i cili ka çuar në arrestimin e shtatë personave të dyshuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik më 1 prill. Gjatë aksionit, janë sekuestruar prova të shumta, përfshirë armë, pajisje elektronike dhe maska, të cilat do të ndihmojnë në hetimin e rastit.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka realizuar një operacion të madh policor mëngjesin e kësaj të hëne, në kuadër të hetimeve për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, i cili u ekzekutua më 1 prill në Kaçanik. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka konfirmuar se në aksionin e zhvilluar janë arrestuar shtatë persona, të dyshuar për lidhje me vrasjen e rreshterit.

Aksioni është zhvilluar në disa lokacione në Kaçanik, si dhe në një fshat të Klinës, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar prova të ndryshme, duke përfshirë dy automjete, telefona celularë, laptopë, një armë zyrtare me 30 fishekë, maska, tyta armësh, kapela sportive, rroba, fishekë, dylbi, dhe dokumente që do të ndihmojnë në hetimin e mëtejshëm të ngjarjes.

Sipas autoriteteve, dyshohet se motivi i vrasjes ka lidhje me punën e rreshterit Muhamed Lika si zyrtar policor.

Tre prej të arrestuarve janë të dyshuar për djegien e Gjykatës në Kaçanik vitin e kaluar, ndërsa një tjetër është ish-pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Rreshteri Lika ka qenë pjesë e hetimeve dhe operacioneve për rastin e djegies së gjykatës, dhe kjo mund të ketë pasur lidhje me vrasjen e tij. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motivit të mundshëm të krimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...