“Bravo ik!”, detaje të reja për vrasjen e policit në Kosovë

Më datë:

Një grup prej 7 personash u arrestuan të Hënën në një operacion të gjerë të zhvilluar nga Policia dhe Prokuroria, si të dyshuar për “planifikimin dhe kryerjen e vrasjes” së policit Muhamed Lika.

Krimi besohet se u krye për motive që lidhen me punën e tij zyrtare.

I dyshuari kryesor doli dje para gjykatës dhe ndaj tij u caktua masa e paraburgimit, ndërsa për 6 të tjerët u kërkua e njëjta masë sigurie.

Dosja e Prokurorisë ka zbuluar detaje nga ekzekutimi i Muhamed Likës, natën e 1 Prillit, te ndërtesa ku jetonte në Kaçanik.

Rreth orës 23:00, në katin e dytë të banesës, i mituri në bashkëpunim me të tjerët dyshohet se kanë vrarë policin, akt kriminal i planifikuar.

Sipas Prokurorisë, ata e kishin ndjekur policin derisa është futur në ndërtesë, e më pas autori (i mitur) ka shkuar dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

Bazuar në ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes, polici është gjuajtur me 4 plumba dhe si pasojë e plagëve të rënda që ka pësuar, nuk ka arritur të mbijetojë.

Në kërkesën e Prokurorisë është bërë e ditur se i mituri është larguar nga vendngjarja dhe është bashkuar me të dyshuarit e tjerë, ku njëri prej tyre është dëgjuar duke i thënë “bravo, ik”.

Në konferencën e mbajtur dje nga Policia dhe Prokuroria, u bë e ditur se disa prej të dyshuarve kanë të kaluar kriminale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ylli Zalla në hetim për armët, prokuroria mbyll dosjen

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë...

Bilanc tragjik në Ukrainë, 27 të vrarë pas sulmit rus me dron

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 42...

Kurti i takon udhëheqësit e Luginës, akuzon Vuçiç për diskriminim të shqiptarëve

 Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e Sanxhakut u bënë...

Arrestohet 25-vjeçari i dyshuar për zjarrvënien në Tërbaç

Policia e Himarës arrestoi një 25-vjeçar, i dyshuar për...