Nis gara elektorale për zgjedhjet e 11 Majit

Më datë:

Ka nisur gara politike për zgjedhjet e 11 Majit.

Partitë politike kanë ndezur motorët për të siguruar mandate në legjislaturën e re parlamentare me objektiv qeverisjen e vendit. 

Partia Socialistesynon të marrë mandatin e 4-ërt me premtimin se do të anëtarësojë Shqipërinë në BE ndërsa koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështorekërkon të bëjë rotacionin dhe të marrë pushtetin pas 12 vitesh në opozitë.

Partitë e reja po paraqiten si alternative ndryshe nga dy forcat tradicionale politike që kanë qeverisur vendin dhe kërkojnë të jenë shpresa për shqiptarët e zhgënjyer.

Partia Socialiste me sloganin “Shqipëria 2030 në BE” sot në orën 17:00 nga Sheshi Skënderbej do e hapë fushatën me gratë, në një lidhje paralele online nga 12 qarqet e vendit.

Por hapja e madhe zyrtare e socialistëve do të jetë të Shtunën në orën 12:00, po në Sheshin Skënderbej.

Demokratët me sloganin “Për Shqipërine Madhështore” sot në orën 19:00 do të hapin fushatën në Sheshin “Nënë Tereza”. Sali Berisha kërkon rikthimin në pushtet dhe premton luftë ndaj korrupsionit, ekonomi më të fortë dhe drejtësi për qytetarët.

Pjesë e fushatës së demokratëve do të jetë edhe amerikani Chris LaCivita për të cilin Berisha beson se është arkitekti i fitores më 11 Maj.

Në këto zgjedhje çdo forcë apo koalicion, sipas formulës së re elektorale, ka 186 kandidatë për deputetë, ku 46 janë nga lista e mbyllur dhe 140 nga lista e hapur.

Kanë të drejtë vote mbi 3.7 milionë qytetarë, ndërsa për herë të parë voton edhe diaspora.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...