Divorcohen Meta dhe Kryemadhi! Në seancë shkon vetëm ish-Presidenti

Më datë:

Gjykata Civile e Tiranës ka pranuar kërkesën për divorc të çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

“Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij. Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë. Në përfundim gjykata vendosi zgjidhjen e martesës midis paditësit I.M dhe të paditurës M.K.”, thuhet në njoftimin zyrtar të gjykatës.

Ndarja e tyre tanimë është e konfirmuar edhe në formë ligjore,pas afro 10 muajsh nga deklarata publike e ish-Presidentit të Republikës, i cili ishte sot i pranishëm në sallën e gjyqit.

“Zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin-tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje”, deklaroi ai asokohe.

Hapin drejt ndarjes e mori pikërisht Meta, teksa Kryemadhi është shprehur se këtë vendim të tij e ka marrë vesh nga një gazetar. Të paktën me çfarë kanë thënë deri tani, shkak për prishjen e martesës së gjatë është bërë djegia e mandateve të deputetëve të LSI-së në atë kohë, në vitin 2019.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë celebruar më 29 Tetor 1998. Atë ditë ata iu betuan njëri-tjetrit pas 5 vitesh lidhje e vetëm 4 muaj që ishin bërë prindër. Sot kanë 3 fëmijë, Bora, Besar, dhe Era Metaj.

Përfundimi i martesës së tyre vjen në kushtet e izolimit për Metën, i cili është arrestuar që prej Tetorit 2024.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrau të bijën një vit më parë në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për palestinezin Fadi Alwan

Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për palestinezin, Fadi Alwan,...

1 Maji, sindikatat protestë për kushte më të mira pune

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 Maj, në Tiranë...

TURQI – Dhjetëra të arrestuar në Stamboll për 1 Majin

Dhjetëra demonstrues të mbledhur për festimet e 1 Majit...

Kontrolle të befasishme në burg, sekuestrohen telefona në Durrës

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një aksion...