Rama inspekton punimet: Një nga investimet më të rëndësishme të arsimit të lartë!

Më datë:

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Arsimin dhe Sportin, Ogerta Manastirliu kanë inspektuar punimet në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, ku po rikonstruktohen dy ndërtesa ekzistuese. Rama e ka quajtur një nga investimet më të rëndësishme për arsimin e lartë këtë investim.

“Duhet punuar me disa variante dhe mund t’i angazhojmë edhe këta që kanë karriera që të japin kontribut se nuk ju kushton gjë. Në radhë të parë është që të kemi projektin e duhur në këtë pjesë mesa kuptoj. Nëse do të shkohet në këtë drejtim, nëse e kuptova mirë duhet gjetur mënyra që edhe sheshi të mos jetë tipik, por këtu kur të futesh mund të rruhet pjesa. Duhen bërë disa variante që t’i shohim. Edhe këtu unë them që duhet gjetur mënyra për të mbrotjur parkun”, u shpreh Rama.

Ndërkohë Manastirliu foli gjithashtu edhe për investime në Fakultetin e Arkitekturës dhe Inxhinierisë.

“Ndërkohë që Universiteti Politeknik i Tiranës është kantier i hapur se dhe Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë është duke u rindërtuar. Kemi aty tre volume ndërtesash, ku ka filluar i pari dhe pritet të fillojë me të dytin menjëherë. Janë 12 milionë Dollarë të parashikuara për investimin, ku përsëri kemi 70 përqind mbulim të buxhetit të shtetit.

Të gjithë projektet që po bëhen janë duke u bërë nga arkitektët dhe inxhjinierët e Universitetit Politeknik, kështu që kemi goxha punë të përbashkëta”, tha ministrja Manastirliu. 

Rikonstruksioni përfshin dy ndërtesat ekzistuese, ndërtimin e Muzeut të ri të Gjeologjisë, laboratorë modernë, salla leksionesh dhe studimesh do të krijohen kushte më të mira për studentët dhe pedagogët për zhvillimin akademik.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha reagon pas miratimit të raportit të IBAR: “U ekspozuan problemet e regjimit të Ramës”

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian pritet të kalojnë...

Takimi Rama–Takaichi: Japonia dhe Shqipëria synojnë forcim të marrëdhënieve dypalëshe

Kryeministri Edi Rama u prit në Tokio, nga homologia...

Gjykata e Prishtinës: Paraburgim njëmujor për zyrtarët e institucioneve serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim...