Veliaj ankimoi burgosjen/ Apeli i Posaçëm vendos më 11 Mars për kryebashkiakun

Më datë:

Apeli i Posaçëm i GJKKO do të shqyrtojë kërkesën e bërë për lirim të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, më 11 Mars. 

Mbrojtja e kryebashkiakut ka apeluar masën e sigurisë “arrest me burg”, të caktuar nga Gjykata e Posaçme.

Ankimi do të shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Kujtojmë se Veliaj kërkon një masë më të butë sigurie.

Kjo kërkesë u bë edhe në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë, ku u propozua dhe vendosja e një garancie pasurore, por gjykata nuk e pranoi atë dhe e la në arrest me burg.

Sipas SPAK kryebashkiaku ka konsumuar veprat penale “korrupsion pasiv”  të kryer në bashkëpunim në të paktën 9 raste dhe pastrim parash.

Krahas Veliajt në akuzë është vendosur dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa për të cilën GJKKO, ndryshoi masën nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj aktualisht po mbahet në ambientet e paraburgimit në Durrës, burg ku u dërgua 1 ditë pasi SPAK i relatoi faktet dhe provat në seancën për vlerësimin e masës.

Lidhur me dyshimet e ngritura nga Prokuroria e Posaçme, kryebashkiaku i ka cilësuar si të bazuara në fakte të fabrikuara.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha reagon pas miratimit të raportit të IBAR: “U ekspozuan problemet e regjimit të Ramës”

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian pritet të kalojnë...

Takimi Rama–Takaichi: Japonia dhe Shqipëria synojnë forcim të marrëdhënieve dypalëshe

Kryeministri Edi Rama u prit në Tokio, nga homologia...

Gjykata e Prishtinës: Paraburgim njëmujor për zyrtarët e institucioneve serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim...