28 të infektuar me COVID-19 vetëm sot, në gjithë Shqipërinë 174 raste

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Eugena TominiInstituti i Shëndetit Publik

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 26. März 2020

Të prekurit me koronavirus në vendin tonë janë në rritje. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat e fundit të Ministrsë së Shëndetësisë.

 

Në komunikimin e sotëm publik Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi 28 raste të reja, nga 103 teste te kryera, në total 174 të prekur nga 1144 te testuar.

Kujtojmë se që kur nisi shpërthimi i pandemisë, në vendin tonë janë shënuar deri më tani 6 viktima, mbrëmë ndërroi jetë një 71-vjecre, ndërsa më i riu mes tyre 43 vjec, nga Kavaja. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tirane 102 raste
– Durres 10 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhine 2 raste

– Fier 18 raste
– Kavaje 4 raste
– Korce 11 raste
– Vlore 5 raste
– Shkoder 3 raste
– Lezhe 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Kruje 1 rast
-Tropoje 2 raste

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital! Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë. Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127”,- tha Tomini

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

BE: Të shmanget dhuna gjatë protestave në Iran

Bashkimi Evropian (BE) u bëri thirrje të gjitha palëve që të shmangin dhunën në protestat që po mbahen në Iran. Shërbimi i Veprimit të Jashtëm...

Hong Kong, një e treta e qytetarëve me simptoma të çrregullimit të stresit post-traumatik

Pothuajse tek një në tre të rritur që jetojnë në rajonin e posaçëm administrativ të Kinës, Hong...

Sherifi: Tryeza e VV ka për qëllim tensionimin e situatës politike

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se meqë tryeza e sotme filloi me aktakuza, atëherë Nisma për herë të fundit merr pjesë...

Së fundi

Kosovë, me një rast të ri, rritet në 126 numri i të infektuarve me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar edhe për një rast të diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e...

COVID-19, rritet në 2.921 numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar

Autoritetet Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar kanë njoftuar se me 560 raste të reja të vdekjeve në 24 orët e fundit, numri i vdekjeve...

Franca thirrje për solidaritet në luftën kundër krizës ekonomike

Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, bëri thirrje për solidaritet mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) në luftën kundër krizës ekonomike të...