Shiste drogë pranë një shkolle në Tiranë, arrestohet 43-vjeçari

Më datë:

Sekuestrohen dozat e Kokainës, sasi e kësaj lënde që iu gjet të arrestuarit, në banesë (në total 407 gramë), si dhe 2 celularë.

Si rezultat i punës operative permanente të kryer me qëllim parandalimin e depërtimit të veprimtarive kriminale, në mjediset e shkollave, përreth tyre dhe në ambiente të tjera që frekuentohen nga të rinjtë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, në kuadër të së cilës u arrestua në një lokal në afërsi të një shkolle, në rrugën “Viktor Eftimiu”, shtetasi Selam Imeraj 43 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, u gjetën 30 doza të lëndës së dyshuar narkotike Kokainë, gati për shitje, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 393.6 gramë të së njëjtës lëndë, të cilën dyshohet se do ta ndante në doza, me qëllim shitjen në afërsi të institucioneve arsimore dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e studentëve, pezullohen gjobat për bllokimin e rrugëve

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë pjesërisht zbatimin e...

Aktet e qeverisë për protestat në Kushtetuese, ankimet kalojnë në seancë plenare

Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë plenare tre ankime...

Marta Kos: 2027-a mund të jetë viti vendimtar për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

 “Viti 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë” tha...

Serbia drejt një tjetër beteje politike, zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 27 dhjetor

Serbia do të mbajë zgjedhje të reja presidenciale më...