Si përhapen viruset nëpër zyra, çdo sezon është një bakter që vjen vërdallë

Mjafton vetëm një sipërfaqe e kontaminuar që një virus të infektojë një zyrë të tërë. Miliona vetë nëpër botë i kanë braktisur vendet e tyre të punës me shpërthimin e pandemisë së koronavirusit, dhe kjo nuk është thjesht një masë paraprake, thotë BBC.

Zyrat, thotë gjigandi mediatik, janë “vatra” të përhapjes së viruseve dhe baktereve. Çdo sezon, është një virus që vjen vërdallë. Një person të mbërrijë në zyrë duke tështirë apo kollitur, e virusi do t`i kalojë edhe kolegëve, të cilët do të vazhdojnë reaksionin zinxhir.

Kërkime të shumta e kanë dëshmuar se zyrat janë një vend ku sëmundjet mund të përhapen lehtë. “ Njerëzit kalojnë nëpër zyra një pjesë të mirë të jetës, dhe sipërfaqet e përbashkëta atje preken nga një numër i madh njerëzish, ndërsa mikrobet ka dhe në ajër”, thotë Krissi Hewitt, North Carolina School of Science and Mathematics.

Me pak fjalë, shumë vende që prekni në zyrën tuaj mund të jenë përhapës të fuqishëm të viruseve. Jonathan Sexton, kërkues në College of Public Health në Universitetin e Arizonës, zbuloi se ndër objektet më të rrezikshme në këtë drejtim janë dorezat e frigoriferëve, dorezat e sirtarëve, rubinetat, aparatet e kafesë. Për këtë u bë dhe një eksperiment nga Shoqata amerikane e mikrobiologjisë.

Studiuesit vendosën vendosën vetëm një kampion të një virusi të pamdëmshëm në dorezën e një dere e një tryezë të një godine me zyra. Zona e parë që u kontaminua ishte vendi ku punonjësit mblidheshin gjatë pushimit. Brenda katër orësh, virusi mund të gjurmohej në 40 deri në 60% të punonjësve, vizitorëve dhe objekteve më të prekura.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Greqia shton gardhin ekzistues me Turqinë

Tensioni është rritur përsëri në kufirin greko-turk në pikën Kastanjes të lumit Evro mëngjesin e së premtes pasi nga ana turke hidhen...

Miratohet rregullorja për anëtarët e KLP e KLGj, opozita abstenon

Komisioni i Ligjeve ka miratuar rregulloren për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Miratimi për funksionimin...

Thaçi i përgjigjet Haradinajt: Korigjoji deklaratat në lidhje me procesin e dialogut

Presidenti i Kosovës, Hashim thaçi, i ka bërë sfidën më të madhe publike kryeministrit Ramush Haradinaj pas deklaratave të këtij të fundit se “korrigjimi...

Së fundi

COVID-19: Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar rritet në 5.373

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 439 raste të reja të vdekjeve që ndërlidhen me koronavirusin e ri (COVID-19). Sipas Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social,...

Korisha futet në karantinë, testohen 25 persona që patën kontakt me 70-vjeçaren e ndjerë

Një burrë 59 vjeç dhe një grua 70 vjeçe janë dy viktimat e fundit në Kosovë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të...

Turqi, rritet në 649 numri i të vdekurve nga COVID-19

Turqia ka informuar për rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), përderisa vazhdon përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit. Ministri i Shëndetësisë së...