13 vjeçarja nga Lushnja, kampione bote në Ligën e Karatesë në Kroaci

Më datë:

Amanda Dedej, një vajzë vetëm 13 vjeçe nga Lushnja, ka arritur të ngjitet në majat e sportit ndërkombëtar, duke u shpallur kampione e Botës në Ligën Rinore të Karatesë. Emri i saj nuk është i panjohur për sportdashësit shqiptarë, pasi Amanda ka vite që spikat në këtë disiplinë me përkushtim, talent dhe rezultate të jashtëzakonshme.

Fitorja historike u arrit në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Kroaci, ku morën pjesë rreth 4 mijë sportistë nga 78 shtete të botës. Amanda dominoi në të gjitha ndeshjet, duke i fituar me rezultate të thella dhe bindëse, çka i siguroi medaljen e artë dhe titullin kampione bote.

Amanda stërvitet prej vitesh me babain e saj, Lirim Dedej, i cili është edhe trajneri i saj personal. Dyshja babë e bijë kanë ndërtuar së bashku një histori frymëzimi në sportin shqiptar, ku përkushtimi i tyre i përditshëm është shndërruar në medalje të shumta dhe krenari kombëtare.

Deri më tani, Amanda ka fituar 44 medalje të arta, një rekord i padiskutueshëm në historinë e sportit shqiptar për moshën e saj.

Ajo është shpallur më herët kampione e Shqipërisë, kampione Ballkanike, kampione Europe, dhe tashmë edhe kampione bote në Ligën Rinore të Karatesë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...