U jepet lamtumira Jotës dhe vëllait të tij, figurat e futbollit nuk mungojnë

Më datë:

Mëngjesin e kësaj të shtune të 5 korrikut, u mbajt ceremonia mortore e Diogo Jotës dhe Andre Slivës, të cilët ndërruan jetë pas një aksidenti tragjik në Spanjë.

Në ceremoninë mortore në Gundomar, aty ku dy ish-futbollistët u rritën, morën pjesë shumë ish-bashkëlojtarë dhe futbollistë të njohur. Gruaja e Jotës, me të cilën ishte martuar më 22 qershor, ishte gjithashtu e pranishme.

Skuadra e Liverpool-it, e udhëhequr nga kapiteni Van Dijk, dërgoi një kurorë me formën e fanellës me numrin 20. Ndër të pranishmit ishin trajneri i Portugalisë Roberto Martinez, trajneri i Liverpool-it Arne Slot.

Në ceremoni morën pjesë gjithashtu Bernardo Silva dhe Ruben Neves, si dhe Robertson, Fabinho, Cancelo dhe të tjerë. Atmosfera ishte e qetë dhe solemne. Ceremonia u zhvillua sipas kërkesave të familjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...