10 emigrantët e paligjshëm më të rrezikshëm mbërrijnë në Gjirin e Guantanamos

Më datë:

 Ka mbërritur në qelitë e paraburgimit në Guantanamo grupi i parë i emigrantëve të paligjshëm, të cilësuar nga zyrtarët amerikanë si “ndër më të rrezikshmit”. Pentagoni sqaroi se personat në fjalë paraqesin rrezikshmëri të lartë dhe do të dëbohen drejt vendeve të origjinës.

Ata po mbahen nën vëzhgimin e punonjësve të rendit për emigracionin. Departamenti i Sigurisë Kombëtare sqaroi se të këta emigrantë që po transportoheshin me avionin ushtarak ishin anëtarë të bandës famëkeqe venezuelase me shtrirje ndërkombëtare “Tren de Aragua”.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar planet për të përcaktuar “Tren de Aragua” si një organizatë e huaj terroriste. Në një postim në rrjetin X, Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem theksoi se departamenti i saj ishte përgjegjës për arrestimin brenda disa ditësh të “vrasësve të dënuar, përdhunuesve, abuzuesve të fëmijëve, trafikantëve të drogës, pjesëtarëve të bandës MS-13 dhe anëtarëve të kartelit”.

Që nga urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump muajin e kaluar, Pentagoni ka vendosur 300 ushtarë në Guantanamo për të krijuar hapësirat e nevojshme për strehimin e emigrantëve të paligjshëm. Në urdhrin e tij ekzekutiv muajin e kaluar, Presidenti Trump udhëzoi departamentet e Mbrojtjes dhe të Sigurisë Kombëtare që të përgatisin bazën detare në Guantanamo për të strehuar deri në 30,000 emigrantë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Fushë-Krujë, aksion kundër lojërave të fatit – AMP hap hetim për efektivët

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në kuadër të operacionit...

Masa për sezonin e zjarreve, Çako: Reagim në kohë reale, qytetarët të sinjalizojnë çdo rast

Në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në Agjencinë...

Dëmtimet në komisariatin nr. 3 gjatë protestës së 4 korrikut, një i arrestuar dhe 7 në hetim penal

Policia e Tiranës në vijim të veprimeve hetimore për...

Samiti i NATO-s, Trump mbërrin në Ankara

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur...