Putin paralajmëron për një luftë të mundshme globale

Më datë:

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se konfliktet rajonale në Lindjen e Mesme mund të shndërrohen në një luftë globale.

Duke u adresuar në Asamblenë Federale të Federatës Ruse në Moskë, Putin tha se është e nevojshme “një bisedë serioze” për sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar. Ai theksoi se veçanërisht 5 shtetet bërthamore kanë një “përgjegjësi në lidhje me zhvillimin e njerëzimit”.

“Konfliktet rajonale mund të shndërrohen shpejt në kërcënime për sigurinë ndërkombëtare. Ekziston një nevojë serioze për një bisedë në lidhje me stabilitetin dhe sigurinë e rendit botëror. Të pesë kombet duhet të eliminojnë arsyet që mund të shkaktojnë një luftë”, deklaroi Putin.

Presidenti rus theksoi se për momentin Rusia ndjehet e sigurtë, duke patur armët e fundit që “asnjë vend tjetër nuk i posedon”, por shtoi se ky vend duhet të zhvillohet edhe më tej.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Konflikti mes biznesmenëve në Vlorë, Rama paralajmëron shpronësimin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përplasjen e...

Të shtëna në ajër pas konfliktit, arrestohet 53-vjeçari në Himarë

Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në...

Konflikti në Vlorë, reagon kreu i Policisë: Po hetojmë ngjarjen

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...

Në pranga pas tubimit, lirohen 14 protestuesit: Arrestimi ishte i paligjshëm

Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan...