Thaçi kërkon nga Borrel që BE-ja ta përmbush obligimin për heqjen e vizave

Më datë:

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrel.

Thaçi ka thënë se me Borrel kanë diskutuar për perspektivën evvropiane dhe zhvillimet në Kosovë.

Presidenti ka theksuar se ka kërkuar që të përmushet obligimi i BE-së për heqjen e vizave për qytetarët, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë në Facebook:

Sot zhvillova një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell, me të cilin diskutova për perspektivën evropiane dhe zhvillimet në Kosovë e rajon.

Në këtë bisedë theksova se Kosova është e përkushtuar t’i përfundojë reformat që ka nisur dhe që janë përcaktuese për anëtarësimin e Kosovës në BE, si dhe kërkova që të përmbushet obligimi i BE-së për heqjen e vizave për qytetarët tanë, sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.

Ne u pajtuam rreth nevojës që të vazhdojë dialogu i pakushtëzuar në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe për domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare, e cila nënkupton njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve.

E mirëpresim vizitën sa më të shpejtë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, në Republikën e Kosovës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Konflikti mes biznesmenëve në Vlorë, Rama paralajmëron shpronësimin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përplasjen e...

Të shtëna në ajër pas konfliktit, arrestohet 53-vjeçari në Himarë

Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në...

Konflikti në Vlorë, reagon kreu i Policisë: Po hetojmë ngjarjen

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...

Në pranga pas tubimit, lirohen 14 protestuesit: Arrestimi ishte i paligjshëm

Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan...