Zvicra teston publikisht sigurinë e certifikatës Covid

Më datë:

Deri në fund të qershorit, certifikata Covid nga Zyra Federale për Teknologjinë e Informacionit dhe Telekomunikacionit (BIT) do të prezantohet në të gjithë vendin, në Zvicër.

Ndërkaq, kantonet do të lëshojnë certifikatat e para, duke filluar nga 7 qershori, raporton srf.ch.

Për të garantuar sigurinë, BIT vë në dispozicion kodin burimor të certifikatës për një testim publik.

Tani punimet po zhvillohen në këtë institucion (në mënyrë interne), bën të ditur BIT ndërsa prezantimi gradual do të pasojë nga 7 qershori.

Deri atëherë do të kontrollohet funksionaliteti dhe mënyra e trajtimit të sistemit.

Qendra kombëtare e sigurisë kibernetike (NCSC) shoqëron analizat e sigurisë.

Për më tepër, siç njofton BIT, publiku do të ketë mundësinë që ta nënshtrojë sistemin në një test vështirësie.

Boshllëqet e identifikuara pritet të merren dhe përfshihen vazhdimisht në zhvillimin e certifikatës.

NCSC merr raportet që nga e hëna, duke vlerësuar përmbajtjen, duke i caktuar përparësitë dhe duke bërë çdo rregullim të nevojshëm për BIT.

Të gjithë pjesëmarrësit mund të futin rezultatet e testit në një formë në faqen e internetit të NCSC.

Ky reagim azhurnohet rregullisht dhe mund të shikohet nga publiku

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vjedhje masive kafeje, dy të prangosur dhe një nën hetim

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi...

Korridori VIII/ IKMT shemb 7 objekte në aksin Elbasan-Papër, katër prej tyre pa leje ndërtimi

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë një...

SHBA – Pentagoni: Pastrimi i minave në Ngushticën e Hormuzit mund të zgjasë me muaj

Pentagoni u ka thënë ligjvënësve amerikanë se mund të...

Balliu: Bashkëpunimi i “Kayo” në sektorin e mbrojtjes me kompani private cenon interesin kombëtar

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu paraqiti sot në...