Zvicër : Brenda një dite dhurohen 6.5 milionë franga për të prekurit nga koronavirusi

Më datë:

Në Ditën e Solidaritetit Zviceran të enjten, organizata e madhe humanitare “Glückskette” deri në mbrëmje ka mbledhur pothuajse 6.5 milion franga zvicerane. Nga dhurimet do të përfitojnë njerëzit në Zvicër të cilët janë në rrezik të varfërisë ose urisë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Presidentja Federale Simonetta Sommaruga ka hapur në orën shtatë të mëngjesit të sotëm fushatën e mbledhjes së fondeve në Radio SRF1. “Ne kemi nevojë për solidaritet dhe mbështetje, dhe gjithashtu kemi nevojë për burime dhe organizata që tani mund të ndihmojnë vërtet njerëzit e interesuar në këtë situatë”, ka thënë ajo, sipas një njoftimi për shtyp nga Glückskette.

Që nga 23 marsi, janë mbledhur afër 24 milionë franga zvicerane për njerëzit që preken në mënyrë të veçantë nga efektet shëndetësore, ekonomike dhe sociale të krizës. Deri më tani janë paguar rreth 6 milion franga  për ndihmë urgjente dhe ndihmë ushqimore.

Përtej kësaj, 28 organizata që shpërndajnë ndihma ushqimore, ndër të tjera, kanë marrë ndihma financiare. Ndërsa të enjten (sot), zinxhiri i ndihmës nisi gjithashtu një thirrje tjetër për projekte ndihme për njerëzit që kanë humbur të ardhurat e tyre për shkak të pandemisë.

Bëhet fjalë për njerëz me status joformal të punësimit, siç janë punëtorët shtëpiak, nomadët, prostitutat ose punëtorët tjerë, pa status juridik. Këta njerëz, para krizës kanë pasur mundësi të kujdeseshin për veten e tyre.

Por për shkak se ata nuk kanë qasje në sigurimet shoqërore ose në ndihmën publike dhe më parë kanë jetuar në rrethana të pasigurta, ata janë plotësisht të pafuqishëm në situatën aktuale. Pa ndihmë, ata dhe fëmijët e tyre janë në rrezik të mbeten pa strehim apo ushqim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...