Të shtëna në Velipojë/ Dy persona konfliktohen fizikisht, njëri nxjerr armën dhe qëllon në ajër

Më datë:

Një konflikt mes disa personave ka degjeneruar në dhunë fizike dhe të shtëna me armë zjarri ne Velipoje.

Sipas burimeve nga vendngjarja, dy shtetas janë përfshirë fillimisht në një përplasje me grushte, ndërsa gjatë konfliktit një prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

Si pasojë e sherrit, një person ka mbetur i dhunuar dhe është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmën mjekësore. Burimet bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Mësohet se janë identifikuar palët e përfshira në konflikt, ndërsa po punohet për lokalizimin dhe kapjen e personit që ka qëlluar me armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:35, në Velipojë, dyshohet se shtetasit A. R. dhe K. G. janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar të 2 këta shtetas, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësisë penale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rubio: Vizita e Xi Jinping mbetet ende në fuqi

 Përgatitjet për vizitën e planifikuar të presidentit kinez Xi...

Vezë me emrat e deputetëve në protestën para Kuvendit, policia rrethon institucionin

E ndërsa seanca plenare e cila do të mbahet...

Policia e Tiranës, kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën e ish-Bllokut

Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet për monitorimin e...

Dosja “Partizani”/ Berisha shuan zërat për Bamir Topin: Nuk më duhet askush si dëshmitar

Pasi zbatoi masën e sigurisë, Sali Berisha dha një...