Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Aktualisht, 6 vatra aktive. 2 janë shuar tërësisht, një është izoluar

Më datë:

Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi zyrtar ka treguar se si paraqitet situata e zjarreve në vendin tonë. Bëhet e ditur se aktualisht janë gjashtë vatra aktive, ndërsa dy janë shuar tërësisht dhe një vatër është izoluar.

Gadishulli i Karaburunit është vatër aktive, ku zjarri i favorizuar nga era është duke u kthyer në kërcënim serioz edhe për parkun e Llogarasë.

Vatra të tjera aktive ka në: Fushë Arrëz, fshatin Cukal, fshatin Lukan në Dibër, në fshatrat Arshi Lengo, Asim Zeneli, Krinë, në fshatrat Qesorat, Dhoksat, Tranoshisht dhe Saraqinisht, në fshatin Gadurovë- Selishtë, bashkia Mallakastër.

Është shuar zjarri në një sipërfaqe me pisha dhe shkurre në Qafë Murrë, bashkia Dibër si dhe në Malin e Shëngjinit, bashkia Lezhë.

Njoftimi i plotë:

Aktualisht në të gjithë vendin janë 6 vatra aktive. 2 janë shuar tërësisht, ndërsa 1 vatër është izoluar.

Zjarri në Gadishullin e Karaburunit vijon të jetë aktiv. Vazhdon operacioni sërish sot për shuarjen e vatrave.

Zjarri në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës është izoluar në pjesën më të madhe të tij. Sot ka filluar operacioni për shuarjen e plotë të tij.

Vijon zjarri edhe në Fushë Arrëz. Në ndihmë të punonjësve vendorë ka shkuar edhe mbështetja me efektivë nga Forcat e Armatosura.

Në fshatin Lukan, në Dibër flakët momentalisht janë izoluar.

Në fshatrat e Njësisë Administrative Antigone kanë vijuar të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Arshi Lengo, Asim Zeneli, Krinë. Operacioni po vijon për shuarjen përfundimtare të tyre.

Në fshatrat e Njësisë Administrative Lunxhëri vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Qesorat, Dhoksat, Tranoshisht dhe Saraqinisht. Ka vijuar operacioni me te gjitha forcat operacionale.

Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Gadurovë- Selishtë, bashkia Mallakastër. Sot kanë filluar operacionin forcat në nivel qarku.

Është shuar zjarri në një sipërfaqe me pisha dhe shkurre në Qafë Murrë, bashkia Dibër si dhe në Malin e Shëngjinit, bashkia Lezhë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sali Berisha mbron projektin në Zvërnec: Toka është private, investimet e huaja janë të mirëpritura

https://www.youtube.com/live/pIvRi5RdtL8?si=XnMBcZSXe3P9675D Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj...

Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për autorin Mario Përlleshaj

Gjykata e Apelit ka shtyrë dhënien e vendimit për...

Costa në Prishtinë, takime me Haxhiun dhe Kurtin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të...

Lëvizja e lirë e punëtorëve, Shehu: Integrimi në BE duhet shoqëruar me politika për ndalimin e emigrimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, deklaroi sot në...