OBSH-ja bën thirrje që të ndalen programet e përforcimit të dozave kundër covid, ja arsyeja

Më datë:

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për ndalje të përkohshme të programeve për dhënie të dozave përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit, ndërkohë që vendet e varfra janë ende duke pritur të sigurojnë vaksinat.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka kritikuar planet për dozë të tretë të vaksinës, të cilat janë duke i shqyrtuar një mori shtetesh.

Tedros ka thënë se programet e dozave përforcuese, të cilat janë duke u zbatuar në disa vende, duhet të pezullohen të paktën deri në fund të shtatorit, kur 10 për qind e popullsisë mund të jetë e vaksinuar.

“Shtetet me të ardhura të larta kanë dhënë 100 doza vaksinash për 100 banorë”, ka thënë Tedros.

“Në të njëjtën kohë, shtetet me të ardhura të vogla kanë dhënë 1.5 doza për 100 persona, sepse kanë mungesë të tyre. Ne duhet të ndryshojmë këtë gjë urgjentisht, në mënyrë që shumica e vaksinave të ndahen për vendet me më pak të ardhura, dhe jo për ato më të pasurat”.

Kjo thirrje ka ardhur ndërkohë që OBSH-ja ka raportuar se një variant i koronavirusit, i identifikuar në Peru, nuk është aq ngjitës sikurse varianti Delta.

OBSH-ja ka thënë po ashtu të mërkurën se u rekomandon nënave të vaksinuara, që bien në kontakt me koronavirusin, që të vazhdojnë të ushqejnë me gji foshnjat e tyre, pasi vaksina nuk përbën rrezik për fëmijët e tyre dhe se antitrupat në qumësht mund t’iu ndihmojnë për t’u mbrojtur nga infeksioni./ REL

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sali Berisha mbron projektin në Zvërnec: Toka është private, investimet e huaja janë të mirëpritura

https://www.youtube.com/live/pIvRi5RdtL8?si=XnMBcZSXe3P9675D Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj...

Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për autorin Mario Përlleshaj

Gjykata e Apelit ka shtyrë dhënien e vendimit për...

Costa në Prishtinë, takime me Haxhiun dhe Kurtin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të...

Lëvizja e lirë e punëtorëve, Shehu: Integrimi në BE duhet shoqëruar me politika për ndalimin e emigrimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, deklaroi sot në...