Zjarret në Finiq e Mirditë: Situata nën kontroll, vijojnë operacionet nga ajri dhe toka

Më datë:

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se situata e zjarreve në disa zona të vendit po trajtohet me intensitet dhe bashkërendim të plotë ndërinstitucional.

Në fshatin Livinë të Finiqit, flakët janë vënë nën kontroll dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik për banesat. Ndërkohë, operacionet për shuarjen e zjarreve vijojnë me intensitet edhe në zonën e Mirditës, ku përfshihen ndërhyrje nga ajri dhe toka.

Finiq– Flakët në fshatin Livinë janë vendosur nën kontroll dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik për banesat. Operacionet për shuarjen e zjarrit po zhvillohen  nga ajri me helikopterin Black Hawk dhe avionin kroat Canadair, ashtu edhe nga toka. Mjetet zjarrfikëse dhe forcat tokësore janë pozicionuar përreth fshatit, në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment. Autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për komunitetin.

Mirditë – Operacionet për shuarjen e zjarreve në zonën e Mirditës vijojnë me mbështetjen e mjeteve ajrore. Deri tani, avioni “Canadair” nga Italia ka realizuar 7 hedhje mbi vatrat e zjarrit, duke lëshuar rreth 50 mijë litra ujë në terren.

Ndërhyrja nga ajri po kombinohet me punën e forcave tokësore dhe mjeteve zjarrfikëse, të cilat po operojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...