Avokatura e Shtetit reagon për rastin e News24

Më datë:

Avokatura e Shtetit ka reaguar në lidhje me situatën me televizionin News24, godina e së cilës, u rrethua nga policia mëngjesin e sotëm dhe u kërkua lirimi i ambienteve të saj. Ajo sqaroi opinionin publik se prej tre vitesh shoqërisë “Fokus Media News” i ka përfunduar kontrata e qirasë.

“Në përmbushje të misionit të saj kushtetues dhe ligjor për mbrojtjen e interesave të Republikës së Shqipërisë, Avokatura e Shtetit informon opinionin publik mbi ecurinë dhe përfundimin e proceseve gjyqësore të zhvilluara me Shoqërinë “Fokus Media News”, lidhur me ambientet në pronësi shtetërore pranë ish-Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve, në zonën kadastrale nr. 8170, të mbajtura pa titull ligjor prej më shumë se tre vitesh, pas përfundimit të kontratës së qirasë”, njoftoi Avokatura.

Prej vitit 2022, kohë kur ka përfunduar edhe kontrata, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, i ka komunikuar shoqërisë kërkesën për lirimin e ambienteve brenda datës 25 korrik 2022. Por pavarësisht këtij njoftimi, ajo nuk e ka kryer dorëzimin vullnetar të pronës.

“Ka vijuar ta mbajë atë në kundërshtim me ligjin, duke iniciuar procese gjyqësore dhe duke kërkuar masa të përkohshme sigurimi me qëllim pengimin e ekzekutimit të detyrimit”, njoftoi Avokatura e Shtetit.

Prandaj që nga ajo kohë, çështja ka kaluar në të gjitha shkallët e gjyqësorit, duke përfshirë katër vendime mbi masa sigurimi. Avokatura sqaroi se më 14 korrik të këtij viti, Gjykata e Apelit Administrativ ka konfirmuar detyrimin për lirimin e menjëhershëm të ambientit.

“Në këtë vendim, gjykata ka theksuar se veprimtaria mediatike e shoqërisë nuk cenohet, pasi bëhet fjalë vetëm për ambiente pune që mund të sigurohen në hapësira të tjera, në pronësi ose me qira”, sqaroi Avokatura e Shtetit.

Prona në fjalë i ka kaluar shoqërisë “KAYO” me vendim të qeverisë më 12 mars të këtij viti me destinacion ekskluziv përdorimin sipas qëllimit të saj, në këtë rast prodhimin e mjeteve motorike.

“Ky projekt strategjik synon rivitalizimin e industrisë ushtarake vendase, krijimin e vendeve të punës në ambientet e zonës së Shkozës dhe garantimin e interesave të sigurisë kombëtare dhe ekonomike”, deklaroi Avokatura e Shtetit.

Gjatë kësaj kohe, pra nga marsi deri kur Gjykata e Apelit Administrativ doli me një vendim, entet shtetërore, përfshirë “KAYO”, nuk kanë marrë veprime ekzekutive.

“Tashmë, me rrëzimin përfundimtar të pretendimeve të palës private, kane vijuar procedurat ligjore për marrjen në posedim faktik të pronës te cilat janë në zhvillim e sipër, për ekzekutimin e detyrimit të përcaktuar në vendimet gjyqësore dhe lirimin e ambienteve të mbajtura pas përfundimit të kontratës”, tha në reagimin e saj Avokatura e Shtetit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...