PD: Shqipëria ka sot pagat më të ulëta në rajon

Më datë:

Partia Demokratike thotë se pagat dhe pensionet në vend nuk rriten për shkak se “ekonomia është marrë peng nga krimi i organizuar”.

Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Akil Kraja në një deklaratë për mediet tha se “Shqipëria e Rilindur ka sot pagat më të ulëta në rajon, por dhe nivelin më të ulët në thithjen e investimeve të huaja”

“Indikator pas indikatori, renditje pas renditjeje, Partia Demokratike denoncon, bazuar në raporte ndërkombëtare, rënien tragjike të ekonomisë shqiptare në terma krahasues me ekonomitë e tjera të Ballkanit.

Një analizë e fundit mbi thithjen e investimeve europiane, tregon se vendin e parë në rajon e zë Maqedonia e Veriut me një stok investimesh europiane sa 29,3% të prodhimit të brendshëm bruto. Shqipëria është e parafundit, dhe lë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën e cila nuk mund të krahasohet me asetet e shumta ujore, minerale e klimatike të vendit tonë”, tha Kraja.

Sipas Krajës, Shqipëria ndodhet në vendnumëro në nivel investimesh europiane.

“Pagat dhe pensionet e shqiptarëve nuk rriten, sepse mbarë ekonomia është marrë peng nga korrupsioni, klientelizmi dhe krimi i organizuar”, nënvizoi Kraja.

Kraja tha me tej se “Partia Demokratike e ka pjesë të programit që do të bëhet publik së shpejti dhe angazhohet në rritjen e investimeve të huaja, mbrojtjen e eksportueseve shqiptarë dhe të një ekonomie realisht konkurrenciale, e cila do të sjellë mirëqenie dhe rritje standardesh për të gjithë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...