Zhbogar: Zgjerimi është investim strategjik për BE-në

Më datë:

Shkup
Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Maqedoninë e Veriut, Samuel Zhbogar, mbajti një takim me gazetarët ku tema ishte metodologjia e re për zgjerim të BE-së për të cilën tha se është lajm i mirë dhe një situatë fito-fito (“win-win”) për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor, (AA).

Sipas Zhbogar-it, metedologjia e re është një lajm i mirë për BE-në meqë ajo njeh se zgjerimi është investim strategjik për Unionin me qëllim që ai të jetë stabil dhe i bashkuar.

“Për rajonin është me rëndësi meqë riafirmon faktin se anëtarësimi i plotfuqishëm është qëllimi final i procesit. Qëllimi i dokumentit është që të restartojë dhe përshpejtojë procesin i cili humbi një pjesë të energjisë nga të dyja palët, por edhe të kthehet besimi i të dyja palëve”, deklaroi Zhbogar.

Ai shtoi se për të dyja palët “qëllimi është që të kalohet nga pak e më pak në shumë për më shumë”.

“Kjo do të thotë të futet më shumë sinqeritet nga të dyja palët në rrugën e përbashkët. Për vendet kandidate kjo do të thotë se kur të thonë se janë duke bërë reforma, vërtetë ta reformojnë shoqërinë, e jo vetëm të sjellin ligje. Nga ana e BE-së do të thotë sinqeritet kur flasim për procesin e zgjerimit se vërtetë mendojmë se rruga shpie drejt anëtarësimit në BE”, tha Zhbogar.

“Ka gjëra që akoma duhet bërë për të demonstruar përkushtim në të ardhmen evropiane nga ana e Maqedonisë së Veriut. Të vazhdohet me reformat e mira, të zbatohen zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe të vazhdohet me marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore”, shtoi Zhbogar.

Lidhur me Ligjin për Prokurorinë Publike, ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut përsëriti deklaratën e komisionerit për Zgjerim të BE-së Oliver Varhelyi, duke theksuar se Komisioni Evropian nuk e shtroi Ligjin për Zyrën e Prokurorit Publik si kërkesë, por se ky ligj duhet bërë për më shume arsye.

Sipas Zhbogar-it, miratimi i këtij ligji do të tregojë një ndryshim në mendimin se cili është minimumi i nevojshëm për hapjen e bisedimeve, drejt asaj se si të shfrytëzojmë sa më shumë bisedimet për të ndryshuar shtetin tonë që të rinjtë të mos largohen.

Eurokomisari për Zgjerim Varhelyi të mërkurën prezantoi metodologjin e re për zgjerim. Ai tha se bisedimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të ndërtohen në bazë të besimit, forcimit të marrëdhënieve politike, dinamikën dhe parashikimit.

Pas njoftimit të metodologjisë së re për bisedimet aderuese në BE, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov tha se mirëpret përpjekjet e KE-së për të përmirësuar procesin e pranimit në BE.

“Ne besojmë se kjo qasje e rinovuar do të rezultojë në një fitore të dyfishtë në javët e ardhshme: hapjen e bisedimeve së bashku në një proces të përparuar”, tha Dimitrov.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Apollo vs Artemis: Si ndryshoi Toka në 58 vjet

Pasi ekuipazhi i Apollo 8 kapi foton ikonike të...

Kultivonin kanabis në platforma polistiroli, arrestohen dy të rinj në Librazhd

Dy të rinj janë arrestuar në Librazhd, pasi kultivonin...

PD depoziton kallëzim penal pas protestës, akuza për shpërdorim detyre dhe pengim tubimesh

Partia Demokratike ka kallëzuar ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari...

Hetime për skemë me letrat bullgare, arrestohen dy zyrtarë të Gjendjes Civile

Policia Dibër ka arritur të finalizojë me sukses një...