Balla: Debatet në grupin parlamentar, pjesë e demokracisë së PS-së

Më datë:

Deputetët e Partisë Socialiste zhvilluan sot mbledhjen e radhës së grupit parlamentar në Kryesinë e Kuvendit, e drejtuar nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes, Balla theksoi se gjatë mbledhjes janë zhvilluar diskutime dhe debate mes deputetëve lidhur me disa projektligje dhe amendime të propozuara.

PO ashtu, Balla theksoi se PS ka një rregull të qartë: në fund të çdo sesioni parlamentar bëhet një analizë e performancës së çdo deputeti. Ai nënvizoi se ky është një proces rutinë që zbatohet për të gjithë, pa përjashtim.

I pyetur nëse ato që perceptohen në publik si kritika nga Spiropali,  janë shprehur në mbledhjet e grupit, Balla u përgjigj shkurt se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ndërkohë, ai u ndal edhe tek procesi i rienergjizimit të Partisë Socialiste, duke e cilësuar si një fazë të rëndësishme komunikimi me qytetarët dhe rritjeje të anëtarësimeve të reja. Balla tha se procesi po ecën sipas pritshmërive dhe bëri thirrje për angazhimin e të rinjve, duke e lidhur këtë me objektivin strategjik të integrimit në Bashkimin Europian.

Ky proces, sipas tij, lidhet drejtpërdrejt edhe me përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, ku PS synon të garojë për të fituar në të gjitha bashkitë. Në këtë kuadër, ai theksoi se rienergjizimi i partisë shërben edhe për evidentimin e kandidatëve potencialë.

Në lidhje me reformën administrative-territoriale, Balla u shpreh se nuk është e rëndësishme numri i bashkive, por përmirësimi i shërbimeve për qytetarët. Ai njoftoi se do të zhvillohen dëgjesa në të gjithë vendin për të marrë mendimet e qytetarëve dhe për të përmirësuar reformën ekzistuese.

Sa i përket nismave ligjore, Balla bëri me dije se amnistia penale kërkon më shumë kohë për shqyrtim dhe analizë, duke qenë një proces i ndjeshëm. Ndërkohë, për Kodin e Procedurës Penale, ai sqaroi se nuk është në “sirtar”, por në procedurë normale kuvendore dhe do të diskutohet në momentin e duhur.

Në fund, i pyetur për një kërkesë për rezolutë nga PS të xhaxhait të një prej viktimave të 21 janarit, Aleks Nikës, Balla tha se kjo do të vlerësohet në bazë të analizave institucionale, pa dhënë një përgjigje përfundimtare. 

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat u pyet nëse ka një vendimmarrje për Elisa Spiropalin, lidhur me mungesën e saj në Kuvend ditën e votimit për imunitetin e Belinda Ballukut.

Taulant Balla pas Mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste sqaroi se theksoi se PS ka një rregull të qartë, ku në fund të çdo sesioni parlamentar bëhet një analizë e performancës së çdo deputeti. Ai nënvizoi se ky është një proces rutinë që zbatohet për të gjithë, pa përjashtim.

I pyetur nëse kritikat e Spiropalit janë shprehur në mbledhjet e grupit, Balla u përgjigj shkurt se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Kemi pasur shumë debate sot për çështje të disa ligjeve, me kolegë të cilët kanë propozuar ndryshime, amendime, në disa ligje që janë për objekt të punës javore të Kuvendit.

Është normale që deputetë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste të kenë propozime, të kenë kritika, për shembull ishte në rastin në fjalë për një nga ligjet, një koleg me shumë eksperiencë në lidhje me disa probleme të cilat qëndronin…dhe kjo është demokracia brenda grupit parlamentar dhe brenda Partisë Socialiste. Këto pastaj në korridore, në rrjetet sociale nuk i ndjekin.

Ne kemi një rregull që në çdo fund sesioni bëjmë një analizë të performancës së punës së çdo deputeti, kryesia e grupit parlamentar i paraqet grupit parlamentar një raport. Kur të vijë ai moment ua kam thënë nja 20 herë do ja them prapë.

Për performancën e çdo deputeti të Partisë Socialiste është rregull, unë kam 21 vjet në këtë grup parlamentar, atëherë bëhet një vlerësim i performancës së secilit, ku padyshim pastaj kërkohet përmirësimi i punës apo çështje të tjera. Është, janë rregulla të cilat ekzistojnë në çdo grup parlamentar, në çdo parlament europian. Zonja Spiropali nuk ka shprehur shqetësimet në mbledhjet e grupit”, tha Balla.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kërcënoi me armë pas një konflikti në lokal, arrestohet i riu në Kamëz

Një 23-vjeçar në Kamëz është arrestuar pasi dyshohet të...

Rama i prerë: Interes nga Europa, por marrëveshja me Italinë nuk përsëritet!

Kryeministri Edi Rama ka dhënë dje, 19 prill, një...

Apollo vs Artemis: Si ndryshoi Toka në 58 vjet

Pasi ekuipazhi i Apollo 8 kapi foton ikonike të...

Kultivonin kanabis në platforma polistiroli, arrestohen dy të rinj në Librazhd

Dy të rinj janë arrestuar në Librazhd, pasi kultivonin...