Zgjedhjet në Moldavi, Ditmir Bushati udhëheqës i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së: Kontribut në angazhimet demokratike

Më datë:

Ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, i është besuar detyra e koordinatorit special dhe udhëheqësit të misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së për zgjedhjet parlamentare në Moldavi, pas emërimit nga Kryetarja e radhës së OSBE-së, ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde .

Këto zgjedhje po monitorohen nga një numër i madh vëzhguesish ndërkombëtar të OSBE-ODIHR, Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës.

“Shpresojmë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës do t’i japin një mundësi Moldavisë që t’i japë fund bllokimit politik për të hapur rrugën e reformave.

Së bashku me partnerët tanë nga ODIHR, Parlamenti Europian dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, ne shpresojmë të ndihmojmë Moldavinë në angazhimet e saj demokratike”, është shprehur Bushati.

Më herët z.Bushati u prit në një takim nga Presidentja e Moldavisë znj. Maia Sandu, Kryetarja e Parlamentit, znj. Zinaida Greceanii dhe përfaqësuesit e partive politike kryesore që do të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Të hënën, misioni vëzhgues ndërkombëtar që udhëhiqet nga Bushati do të bëj të njohur për publikun gjetjet dhe konkluzionet paraprake për procesin zgjedhor të 11 Korrikut në Moldavi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merz mbështet integrimin gradual

Dy javë para samitit të liderëve të shteteve të...

Kos në Malin e Zi, kërkon bashkëpunim për reformat

Në ceremoninë festive të 20 vjetorit të pavarësisë së...

Martohet për herë të katërt vëllai i Princeshës Diana

Vëllai më i vogël i Princeshë Dianës, Charles Spencer,...

Raporti i IBAR kalon fazën teknike, pritet të miratohet nesër nga ambasadorët e BE-së

Më datë 26 maj pritet të mbahet Konferenca e...