Terrorizoi banorët duke qëlluar me kallashnikov në ajër, neutralizohet dhe arrestohet 14-vjeçari në Kurbin

Më datë:

Policia e Kurbinit ka neutralizuar dhe arrestuar një 14-vjeçar, pasi ka qëlluar me kallashnikov në ajër, duke tmerruar banorët.

Në pranga ka rënë i mituri D. T., i cili është denoncuar nga banorët e fshatit Shpërdhet të Kurbinit se po qëllonte me armë.

Njoftimi i policisë:

Banorët njoftojnë Policinë se i mituri qëllon në ajër me armë zjarri, ndërhyrja në kohë dhe me profesionalizëm e shërbimeve të Policisë, neutralizon pa shkaktuar probleme dhe vë në pranga 14-vjeçarin.

Sekuestrohet arma e zjarrit automatik, me të cilën kishte qëlluar me breshëri në ajër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin pas marrjes së njoftimit se një shtetas po qëllon me armë zjarri në ajër në fshatin Shpërdhet, Kurbin, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë e profesional kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, konkretisht shtetasit D.T., 14 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe armën e zjarrit automatik, me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merz mbështet integrimin gradual

Dy javë para samitit të liderëve të shteteve të...

Kos në Malin e Zi, kërkon bashkëpunim për reformat

Në ceremoninë festive të 20 vjetorit të pavarësisë së...

Martohet për herë të katërt vëllai i Princeshës Diana

Vëllai më i vogël i Princeshë Dianës, Charles Spencer,...

Raporti i IBAR kalon fazën teknike, pritet të miratohet nesër nga ambasadorët e BE-së

Më datë 26 maj pritet të mbahet Konferenca e...