Zëvendëspresidenti Oktay priti në takim homologun e tij iranian Sorena Sattari

Më datë:

Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay priti në takim Zëvendëspresidentin e Iranit Përgjegjës për Shkencë dhe Teknologji, Sorena Sattari.

Gjatë takimit të zhvilluar në Kompleksin Presidencial në Ankara që zgjati 1 orë u bisedua për çështjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet tregtare mes Turqisë dhe Iranit, ndërsa u dakorduan për përshpejtimin e punimeve për rritjen e vëllimit tregtar mes dy vendeve.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe zëvendësministri i Shkencës dhe Teknologjisë së Turqisë, Hasan Buyukdede, kreu i Këshillit të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TUBITAK), prof. dr. Hasan Mandal dhe ambasadori i Iranit në Ankara, Muhamed Farazmand.

Edhe ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë, Mustafa Varank pati një takim me Sorena Sattari gjatë ditës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hoxha takim me Gonzaton: Shqipëri-BE, marrëdhënie gjithnjë e më të afërt

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha...

Berisha akuzon Ramën: Marrëdhënie të njëanshme me Vuçiçin, shqiptarët jashtë Brukselit

Kreu i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim...

Vlorë: Arrestohet punonjësi i policisë, SPAK zbulon akuzat

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin...

Presidenti amerikan paralajmëron Irani: Objektiva të reja nën shqyrtim nga ushtria

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndarë një përditësim...