12.5 C
Tirana

Çavusoglu merr pjesë në mbledhjen “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor” në Davos

Më datë:

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğu), në kuadër të Forumit të 50-të Ekonomik Botëror (WEF), që zhvillohet në qytezën Davos të Zvicrës mori pjesë në mbledhjen me titull “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor”.

Pas mbledhjes së zhvilluar pa praninë e medias, Çavushollu bëri një deklaratë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter.

“Si një vend i Ballkanit, ne i japim një rëndësi shumë të madhe stabilitetit në Ballkan dhe sigurisë së vëllezërve dhe motrave tona atje. BE duhet të mbajë premtimet e dhëna për vendet e rajonit dhe të jetë gjithëpërfshirës dhe jo diskriminuese”, shkroi ministri turk.

Në mbledhjen, moderator i së cilës ishte Kreu i Forumit Ekonomik Botëror (WEF) Borge Brende, morën pjesë edhe emra si Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, Kryeministri i Sllovenisë Marjan Sarec, Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borisov, Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç, Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë Ann Linde, Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Kristalina Georgieva dhe Sekretari i Përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Thomas Greminger.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump ndalon sulmin izraelit ndaj Iranit, në pritje të një marrëveshjeje bërthamore

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar të mbështesë një...

Dollari në tronditje: Politikat tregtare të Trumpit sfidojnë tregjet globale

Vendimet e fundit tarifore të presidentit amerikan kanë shkaktuar...

Greqia shpall zyrtarisht kufijtë e rinj detarë, miraton planin për Zonat Ekskluzive Ekonomike

Athina ka zyrtarizuar Planin Hapësinor Detar, duke bërë publike...

GJKKO zgjat me tre muaj hetimet për ish-deputetin socalist Jurgis Çyrbja

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, për zgjatjen me...