Zbulohen eshtrat e dinozaurit më të madh të Azisë

Më datë:

Ky skelet gjigant i ekspozuar këto ditë në muzeun e Bangkokut në Tailandë besohet se është më i madhi i gjetur ndonjeherë në Azinë Juglindore.

Nisur nga madhësia e shtrave, shkencëtarët besojnë se i përket një dinosauri me përmasa të jashtëzakonshme, plot 27 metra të gjatë, me një peshë prej 27 tonë e barabartë me nëntë elefantë të rritur.

Ka jetuar 120 milionë vite më parë, peshon të paktën 10 tonë më shumë se dinosauri i famshëm Diplodokus, por mbetet më i vogël se titanët e Amerikës së Jugut, si Patago-titani që arrinte në 60 tonë.

Kjo specie e re u zbulua në provincën verilindore të Çajafumit, ku banorët vendas diktuan fosilet në buzë të një rezervuari uji.

Studimi mbi këtë zbulim të jashtëzakonshëm u publikua në revistën prestigjioze shkencore “Scientific Reports” të grupit “Nature”, duke hedhur dritë mbi epokën e artë të gjigantëve që jetuan 113 milionë vite më parë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BOTËRORI 2026 – FIFA shton një simbol të ri për fituesit e Kupës së Botës

Për herë të parë në historinë e Kupës së...

Kek shtëpie i mbushur me luleshtrydhe

Çdo ëmbëlsirë me bazë frutat është gjithnjë zgjedhja më...

Kim Kardashian jep shpjegime për fotot e pushimeve pas vdekjes së gjyshes

Kim Kardashian ka sqaruar arsyen pse publikoi fotografi nga pushimet pranë...

Sulm masiv me dronë në Rusi, 7 të vrarë dhe 24 të plagosur

Një sulm me dronë ukrainas ndaj një qendre logjistike...