Pamjet 360 gradë nga Marsi zbulojnë historinë e fshehur të planetit

Më datë:

NASA publikon imazhe të reja që hedhin dritë mbi evolucionin gjeologjik

Dy pamje panoramike të jashtëzakonshme në 360 gradë në planetin Mars hedhin dritë mbi historinë e tij.

Pamjet janë marrë nga roveri Perseverance dhe Curiozity të NASA-s , ku në pamjet e marra nga roveri tregohen disa struktura gjeologjike më antike, që përputhen me kohën më të hershme të krijimit të sistemit diellor, ndërsa Curiosity ka arritur të kapë imazhe të terreneve që janë krijuar relativisht shumë më vonë në kohë, pra më të reja, në afrësi të Malit Sharp.

Dy udhëtime në kohë në të njëjtin planet, ku dy epoka të ndryshme krijimi ndihmojnë në krijimin e evolucionit të plotë gjeologjik të Marsit, por edhe eventualisht jetën që ka ekzistuar dikur.

Roveri Curiosity gjendet në sipërfaqen e planetit të kuq rreth 3775 km larg Perseverance, dhe në 1031 imazhet e shkrepura prej tij në nëntor-dhjetor 2025 evidenton struktura të krijuara si pasojë e ujit të nëndeshëm që buronte e përshkonte dikur fraktura të mëdha shkëmbore, duke depozituar minerale që i kanë rezistuar erozionit e kanë krijuar peisazhin aktual.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përplasje në Bruksel: Von der Leyen dhe Kallas në konflikt për të ardhmen e diplomacisë së BE-së

Përplasja e vazhdueshme mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula...

Maliq, zbardhen detaje nga vrasja e efektivit – çobani: autori koordinohej me telefon

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi më 4...

Thumanë–Kashar, Karakaçi: koncesioni sjell rreth 1 miliard euro të ardhura tatimore

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi theksoi sot...

Trafik ndërkufitar droge, pranga dy personave në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Trajektorja”,...