Zbardhet ngjarja tek Astiri/ 4 persona në kërkim, mes tyre dhe i dashuri i vajzës

Më datë:

Zbardhet e gjithë ngjarja që alarmoi policinë dhe banorët e zonës së Astirit në kryeqytet. Janë shpallur në kërkim 4 persona, mes tyre dhe i dashuri i vajzës që mori në telefon policinë.

Ai është Joni Sadikaj 23 vjeç, i cili së bashku me 3 shokët e tij nga Vlora kanë kaluar mbrëmjen nën shoqërinë e 3 vajzave në 2 apartamentet që kishte marrë me qira ditore.

Gjatë kontrollit, policia gjeti një 2 armë zjarri, municione luftarake, një jelek antiplumb dhe doza kokaine.

Vajza është shprehur se ka shkuar me dëshirën e saj në banesë por kur ka parë armët është frikësuar. Ndryshe sa ka pretenduar gjatë telefonatës në polici, ajo ka deklaruar se nuk është dhunuar, kjo rezultoi edhe nga akt-ekspertiza e kryer.

Joni Sadikaj u arrestua në vitin 2017 në Kavajë për tentativën e trafikimit të 1.3 ton kanabis drejt Italisë. Gjithashtu 23-vjeçari u arrestua dhe në Korrik të 2023 pasi iu gjet një armë pa leje, një krehër si dhe municion luftarak.

Rasti i pazakontë ndodhi rreth orës 13:30 të së enjtes. Vajza i telefonoi policisë dhe pretendoi se është dhunuar nga disa persona dhe është marrë peng. Menjëherë shërbimet e policisë të ndihmuar dhe nga forcat speciale RENEA shkuan në zonë, ku nisën negociatat për të hapur derën.

Pretendime për dhunë dhe rrëmbim patën edhe prindërit e vajzës të cilët bashkëpunuan me policinë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Narkoshteti po shkërmoqet”, Berisha: Rama ndodhet në alarm

Kryetari i PD Sali Berisha në konferencën me gazetarët...

Kurbin, atentat ndaj makinës së kushëririt, arrestohen tre persona

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me...

Kufizime për mishin brazilian në tregjet europiane, Shqipëria merr masat e reja

Nga 3 shtatori, Shqipëria do të ndërpresë importin e...

Momenti i shumëpritur erdhi, Ronaldo dhe Rodriguez kurorëzojnë dashurinë në martesë

Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund beqarisë. Ylli portugez...