4.5 C
Tirana

U ekstradua nga Turqia, Dritan Rexhepi lihet në burg

Më datë:

Dritan Rexhepi nuk ka pranuar të flasë para trupit gjykues për akuzën e ngritur nga SPAK. Pasi gjykata konfirmoi gjeneralitetet, i konfirmoi masën “arrest në burg”, 44-vjeçari deklaroi se do të marrë pjesë në çdo seancë gjyqësore për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Gjykata vendosi të shtyjë seancën për të lejuar Rexhepin të njihet me aktet e procesit të zhvilluar deri tani. Seanca e ardhshme do të zhvillohet më 24 Janar. Rexhepi u ekstradua të mërkurën nga Turqia nën masa të rrepta sigurie. Nga Rinasi ai u dërgua nën shoqërimin e forcave RENEA pranë burgut 313 në Tiranë.

I shumëkërkuari u arrestua në 10 Nëntor të vitit 2023 në një kompleks vilash në periferi të Stambollit. Ai është dënuar me 25 vite burg pasi ai u shpall fajtor për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë në vitin 1998.

Rexhepi është arratisur nga burgjet e tre shteteve ndërsa kërkohej nga Belgjika, Holanda, Italia dhe së fundmi edhe Ekuadori. Dritan Rexhepi cilësohet nga autoritetet e drejtësisë së këtyre vendeve si eskobari i ri i drogës. Ai është një nga trafikantët më të mëdhenj të kokainës nga Ekuadori në disa shtete të Evropës.

I shumëkërkuari u arrestua në Guajakil por mundi t’i shpëtonte burgut, duke u vendosur nën survejim me anë të një byzlylyku elektronik. Organizata e tij vazhdoi të përhapte tentakulat duke krijuar grupe të trafikut në Greqi, Rumani, Hungari, Itali, Spanjë, Holandë, Gjermani, Dubai dhe Shqipëri.

Në të gjitha këto vende, në Shtator 2020, u arrestuan 20 bashkëpunëtorë të Rexhepit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg

Ka pasur thashetheme që qarkullojnë se Oppo Find N5...

Dortmund vijon “rënien e lirë”, Nuri Sahin në “fije të perit”

Nuk ka “paqe” për Dortmund, me verdhezinjtë që përballë...

Hasude me Arra

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...

Zbulohet dinamika e re astronomike

Plutoni ka patur një impakt të butë me Carontin,...