SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjes

Më datë:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara të shtetasit Florenc Çapja.

Florenc Çapja, sipas SPAK, është i dyshuar për veprat penale: “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

SPAK njofton se janë identifikuar dhe sekuestruar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të subjektit Florenc Çapja dhe personave të lidhur me të.

“Në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i aktivitetit kriminal të subjektit Florenc Çapja”, njofton SPAK.

Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:

-Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe 500 m2, me adresë Udenisht, Pogradec, në pronësi të shtetasit Ferit Muça.

-Pasuria e llojit ndërtesë ekonomiko-sociale, një kat, me sipërfaqe trualli 36,2 m2, sipërfaqe ndërtese, 25,73 m2, me adresë Lagjja “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të shtetasit Fejzulla Ramazan Çapja (babai i shtetasit Florenc Çapja).

-Pasuria e llojit arë + truall + ndërtesë, me sipërfaqe totale 1756 m2, truall me sipërfaqe 450 m2, sipërfaqe ndërtese 214 m2, në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapja dhe Xhemile Bajram Çapja (babai dhe nëna e shtetasit Florenc Çapja).

-Pasuria e llojit godinë banimi, me sipërfaqe trualli 498,8 m2, sipërfaqe ndërtese 293,8 m2. Godine banimi 2 kate + 1 kat nëntokë, me adresë Lagjja “Emin Matraxhiu”, Elbasan në pronësi të shtetasit Fejzulla Ramazan Çapja (babai i shtetasit Florenc Çapja).

-Pasuria e llojit truall + ndërtesë, me sipërfaqe totale 360 m2, sipërfaqe ndërtese social- ekonomike, 1 kat 120 m2, me adresë Lagjja “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të Bledar Mefail Muçës.

-Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe totale 720 m2, me adresë Lagjja “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapja dhe Xhemile Bajram Çapja.

-Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe totale 764 m2, me adresë Lagjja “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapja dhe Xhemile Bajram Çapja.

-Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe totale 1380 m2, me adresë Lagjja “Emin Matraxhiu”, Elbasan në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapja dhe Xhemile Bajram Çapja.

-Automjeti tip autoveturë, marka “Audi”, Tipi 4E, Modeli A8, viti i prodhimit 2008.

-Subjekti “Fejzulla Çapja” (P.F) me NIPT L53322244G, me objekt aktiviteti “Lavazh Bar-Kafe”, me adresë lagjja “Emin Matraxhiu”, Elbasan.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Narkoshteti po shkërmoqet”, Berisha: Rama ndodhet në alarm

Kryetari i PD Sali Berisha në konferencën me gazetarët...

Kurbin, atentat ndaj makinës së kushëririt, arrestohen tre persona

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me...

Kufizime për mishin brazilian në tregjet europiane, Shqipëria merr masat e reja

Nga 3 shtatori, Shqipëria do të ndërpresë importin e...

Momenti i shumëpritur erdhi, Ronaldo dhe Rodriguez kurorëzojnë dashurinë në martesë

Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund beqarisë. Ylli portugez...