WhatsApp e bën më të shpejtë dhe të lehtë dërgimin e videomesazheve të shkurtra

Më datë:

WhatsApp ka njoftuar se tashmë përdoruesit mund të regjistrojnë dhe shkëmbejnë videomesazhe të shkurtra.

“Videomesazhet janë një metodë në kohë reale për t’iu përgjigjur mesazheve me çfarëdo që keni për të thënë e treguar brenda 60 sekondave. Ne mendojmë se kjo do të jetë një formë e këndshme për të ndarë momente me gjithë emocionin që vjen nga një video, qoftë duke i uruar dikujt ditëlindjen, duke qeshur me një shaka apo të ndarit e një lajmi të bukur”, shkroi WhatsApp në një postim.

Për të dërguar një videomesazh është po aq e thjeshtë sa të dërgoni një mesazh zanor. Mjafton të klikoni ikonën ku dërgohet mesazhi zanor dhe do të shihni se do të kthehet në një kamera. Mbajeni shtypur për të regjistruar videon.

Mund ta rrëshqisni sipër për të regjistruar videon pa e mbajtur celularin. Videoja do të hapet automatikisht pa zë ndaj personi tjetër duhet të klikojë mbi të që ta dëgjojë. Videomesazhet janë të mbrojtura me të gjitha nivelet e sigurisë së platformës.

Ky përditësim i WhatsApp i shtohet opsioneve të reja që platforma ka përfshirë si heqja e telefonatave nga numra të panjohur dhe korrigjimi i mesazheve brenda afatit 15-minutësh.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

NJU JORK – OKB: Dhuna në Gaza ka arritur kulmin që nga armëpushimi i tetorit

Incidentet e dhunshme në Gaza kanë arritur nivelin e...

Krimi në Memaliaj: Dyshohet ekzekutim i organizuar i Endri Goxhajt

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë e së martës...

Operacioni “Rastet”, goditen lojërat e paligjshme të fatit në Milot dhe Laç, 3 të arrestuar

Një operacion i koduar “Rastet”, i zhvilluar nga Policia...

Nafta nën kontroll, vendoset çmimi maksimal 202 lekë/litër

Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet...