NJU JORK – OKB: Dhuna në Gaza ka arritur kulmin që nga armëpushimi i tetorit

Më datë:

Incidentet e dhunshme në Gaza kanë arritur nivelin e tyre më të lartë javor, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në tetor, njoftuan sot Kombet e Bashkuara.

“Numri i incidenteve, duke përfshirë të shtënat, bombardimet dhe sulmet, u rrit me 46% në javën e 12 deri në 18 prill krahasuar me javën e kaluar”, tha Stéphane Dujarric, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, António Guterres.

“Shifra shënoi totalin më të lartë javor që nga fillimi i armëpushimit”, shtoi Dujarric.

Ushtria e Izraelit vazhdon të kontrollojë rreth gjysmën e Rripit të Gazës, ndërsa grupi islamist “Hamas” ka rivendosur kontrollin mbi zonat e mbetura.

“Hamasi” ka këmbëngulur që Izraeli të ndalojë sulmet në enklavë, dhe të lejojë rritjen e ndihmës humanitare, përpara se të kalojë në një fazë të dytë, të një plani paqeje në Gaza, të propozuar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Grupi ka vazhduar të refuzojë dispozitat në plan që bëjnë thirrje për çarmatimin e tij.

“Që nga fillimi i armëpushimit, më shumë se 760 palestinezë janë vrarë në territorin bregdetar”, sipas autoritetit shëndetësor të drejtuar nga Hamasi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Albin Kurti: Pa marrëveshje për president, vendi shkon në zgjedhje të përsëritura

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar të mërkurën se Kosova...

Laborator droge në Shkodër, dy të rinj në pranga, një tjetër në kërkim

Policia e Shtetit ka zhvilluar një tjetër operacion në...

Grupi i trafikantëve shiste kokainë e kanabis pranë shkollave në Tiranë, zbardhen emrat e të arrestuarve

Zbardhen emrat e personave të arrestuar në kuadër të...