VV tha se : Heqja dorë nga reciprociteti është heqje dorë nga sovraniteti

Vendimi i qeverisë së Kosovës për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë ka ngjallur reagime të pozitës dhe opozitës.

Lëvizja Vetëvendosje e ka komentuar menjëherë vendimin e qeverisë duke dalë në kundërshtim.

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se kjo është heqje dorë nga sovraniteti.

“Heqja dorë nga reciprociteti është heqje dorë nga sovraniteti. Qeveria ilegale po i hap rrugën Thaçit për marrëveshjen me Serbinë!”, shkruan ajo.

Edhe deputetja e kësaj partie, Fitore Pacolli ka thënë se mallrat serbe tash në Kosovë do të hyjnë me dokumente që nuk e respektojnë shtetin e Kosovës.

“Nga sot të gjitha maunet që vijnë nga Serbia LEJOHEN të hyjnë brenda territorit të REPUBLIKËS SË KOSOVËS me: 1. Dokumente që KUNDËRSHTOJNË KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS;

2. I referohen me REPUBLIKA E SERBISË;

3. Përmbajnë çfarëdo elementi që MOHON PAVARËSINË dhe SOVRANITETIN e REPUBLIKËS SË KOSOVËS .

“Shtet PA DINJITET e PA SOVRANITET”,

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi