Ambasada amerikane ofron programin e shkëmbimit në SHBA për studentë, studiues apo profesionistë të rinj

Më datë:

Ambasada amerikane në Tiranë do të ofrojë mundësi për të gjithë ata të profesionistë të rinj studentë apo studiues për të marrë pjesë në një program shkëmbimi në SHBA.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ambasada e SHBA tregon se si do të ofrohen sesione informuese virtuale mbi procesin e aplikimit në programin Fulbright duke treguar dhe mënyrën e aplikimit.

“ | Jeni studentë, studiues apo profesionistë të rinj të interesuar për të marrë pjesë në një program shkëmbimi në Shtetet e Bashkuara? Ambasada Amerikane në Tiranë do të ofrojë sesione informuese virtuale mbi procesin e aplikimit në programin Fulbright për studentë të interesuar të ndjekin studime në nivelin Master në Shtetet e Bashkuara, për programin Fulbright për Studiues të Huaj për studiues të interesuar të bëjnë kërkime ose të japin mësim në Shtetet e Bashkuara, dhe programin Hubert H. Humphrey për profesionistë që janë në mes të karrierës së tyre.

Për të marrë pjesë në sesionet informuese të ardhshme, regjistrohuni këtu shorturl.at/hkqHM”, shkruan ambasada e SHBA.

Shba

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...