Vrasja e Eglantina Bucit/ Shkëlzen Buci dhe i ati ballafaqohen në Gjykatë me dëshmitarin e mbrojtur të drejtësisë, Miklar Tolën

Më datë:

Ballafaqohen sot në Gjykatë Shkëlzen Buci dhe Faik Buci me dëshmitarin e mbrojtur të drejtësisë, Miklar Tolën.

Ky i fundit ka nxjerrë ‘zbuluar’ Shkëlzen Bucin lidhur me atentatin ndaj Mishel Prelës disa vite më parë, duke thënë se ishte paguar nga Buci për të ndjekur itinerarin e aktorit.

Shkëlzen Buci dhe i ati, Faik Buci pak kohë më parë u arrestuan sepse janë tashmë të akuzuar si autorë për vrasjen e vajzës së tyre, Eglantina Buci.

Dëshmia e Tolës duket deçizive në këtë çështje pasi ai pretendon se Buci e vrau motrën në sy të tij.

VRASJA E EGLANTINA BUCIT 

Eglantina Buci ishte larguar nga shtëpia dhe babai bashkë me të vëllain Shkëlzen Buci e konsideruan këtë një ç’nderim të familjes. Tek ‘’Fresku’’ në Tiranë Shkëlzen Buci kishte lënë takimin me të motrën, ku në kërcënimin e armës e mori në makinë dhe më pas e vrau me plumb në kokë. Bashkë me të atin e morën dhe e groposën tek ‘’Mali me Gropa’’.

Një muaj pas groposojes, kafshët e egra e kishin zbuluar trupin e pajetë derisa një ditë një gjahtar gjeti eshtrat dhe njoftoi Policinë.Eglantina Buci ishte deklaruar e humbur, teksa kallëzimin e kishte bërë e ëma. Por Policia mori në pyetje të atin i cili deklaroi se ishte prositutë në Itali, pra ishte viktimë e trafikut të prostitucionit.
Policia ngriti dyshime kur familjarët nuk bënin asnjë kërkim apo tentativë për ta gjetur. Derisa në 2017 Shkëlzen Buçi ra në prangat e Policisë pas atentatit ndaj Mishel Prelës. Në pranga për këtë krim ra edhe Miklar Tola i cili bashkëpunoi me drejtësinë dhe rrëfeu për uniformat blu edhe vrasjen e Eglantinës, që sipas tij Shkëlzeni e vrau në sy të tij.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti, Hamza dhe Abdixhiku hapin zyrtarisht fushatën elektorale

Partitë politike në Kosovë nisën zyrtarisht fushatën elektorale për...

Zelensky: Rreziku nga Rusia po rritet për vendet evropiane

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se informacionet e...

PD: ADS ngrihet mbi katër shtylla korruptive

Partia Demokratike, reagoi sot në lidhje me krijimin e...

Ibrahimaj: 600 miliardë lekë kursime nga transformimi digjital, ADS hap fazën e re të inovacionit teknologjik

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë...