Dyfishim të ndihmës ekonomike? Basha: Rama gënjeu edhe në fund të vitit, së bashku do i kthejmë shpresën vendit!

Më datë:

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, të bëra sot gjatë konferencës “Ekonomia në fokus”, ku tha se është dyfishuar ndihma ekonomike gjatë muajve të pandemisë dhe ky dyfishim do të mbetet në fuqi edhe për vitin 2021.

Lidhur me këtë, Basha shkruan në “Facebook” se Rama gënjeu edhe në fund të vitit, pasi sipas tij, fakti është se Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj.

Reagimi i Bashës:

Edhe në fundit të vitit, Rama bëri atë që di të bëjë: gënjeu. Ai i ka dhënë Shqipërisë vetëm premtime boshe.
Ai gënjen kur flet për ndihmë ekonomike. Fakti është se Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj.
Kosto e jetesës rritet dita ditës, papunësia shtohet përditë, bizneset dhe dyqanet mbyllen dhe familjet shqiptare nuk marrin ndihmë nga qeveria. Por këto fakte nuk e pengojnë Ramën të gënjejë dhe të thote se “çdo gjë është në rregull”.
Kur i mohon problemet ku je zhytur, si mund t’i zgjidhësh ato?
Kupa është mbushur! Pas 7 vitesh dështime, Rama mund të ofrojë vetëm dështime të tjera më të mëdha. Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për popullin, jo një qeveri që kujdeset për veten. Ky vit i keq do të kalojë dhe ne sëbashku do t’i kthejmë shpresën Shqipërisë.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flulzimbasha.al%2Fposts%2F3814003431984143&width=500&show_text=true&height=294&appId

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti, Hamza dhe Abdixhiku hapin zyrtarisht fushatën elektorale

Partitë politike në Kosovë nisën zyrtarisht fushatën elektorale për...

Zelensky: Rreziku nga Rusia po rritet për vendet evropiane

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se informacionet e...

PD: ADS ngrihet mbi katër shtylla korruptive

Partia Demokratike, reagoi sot në lidhje me krijimin e...

Ibrahimaj: 600 miliardë lekë kursime nga transformimi digjital, ADS hap fazën e re të inovacionit teknologjik

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë...